Burjani: Emërtimi i Asociacionit nuk duhet të prek etninë sepse rrezikon hapjen e asociacioneve tjera

Aktuale

Burjani: Emërtimi i Asociacionit nuk duhet të prek etninë sepse rrezikon hapjen e asociacioneve tjera

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:57
Blerim Burjani

Analisti, Blerim Burjani, ka komentuar emërtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai sugjeroi që të zgjidhet një emërtim që nuk lidhet me ndonjë grup të caktuar etnik pasi, sipas tij, mund të hapë rrugën për asociacione të tjera.

“Duhet të gjendet emërtimi i cili nuk e prek etninë, sepse Kosova është shtet shumë etnik dhe në momentin kur thuhet se Kosova mund të ketë edhe asociacione etnike, atëherë e hap rrugën e shumë asociacioneve të tjera etnike.

Nuk është një problem që ne të merremi me serbët si pakicë, por problemi më pas është edhe tek pakicat e tjera, sepse kjo e hap rrugën, apo derën për të gjitha pakicat që të kërkojnë një asociacion të mundshëm etnik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat