Vëllezërit Geci gjenden në momente të vështira – Kjo është ndihma e madhe për qytetarët e Skenderajt pas vërshimeve!

Aktuale

Vëllezërit Geci gjenden në momente të vështira – Kjo është ndihma e madhe për qytetarët e Skenderajt pas vërshimeve!

Nga: N. Sh. Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:46
Vëllezërit Geci

Vëllezërit Geci nga Llausha kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj.

Ata do të ndihmojnë të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpiave.

Vëllezërit Geci kanë njoftuar se të gjithë familjet që kanë nevojë për bllokat e ndërtimit do t’ua dhurojnë ata.

Postimi i plotë i Nehat Gecit:

Të nderuar qytetar të Skënderajt me rrethinë!

Kompania Vëllezërit Geci shpk ka vendosur që t’iu del në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që nga vërshimet e fundit kanë humbur shtëpitë e tyre dhe duhen të ndërtohen rishtazi , pas bisedave me përfaqësuesin e komunës Hamit Geci, kemi njoftuar se për familjet në nevojë bllokat për ndërtim të shtëpive i kanë nga kompania jonë falas.

Qoftë e kalur kjo sfidë dhe urojmë të mos përsëritet më si në komunën tonë ashtu edhe në gjithë Kosovën. Me respekt Bordi i Kompanisë Vëllezërit Geci sh.p.k Skënderaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat