Hidhen dyshime të forta: Rama loboi fuqishëm kundër Kosovës – prokurorët shqiptarë të fillojnë hetimet!

Aktuale

Hidhen dyshime të forta: Rama loboi fuqishëm kundër Kosovës – prokurorët shqiptarë të fillojnë hetimet!

Nga: A.M. Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:35
Edi Rama, foto ilustrim nga "Bota sot"

Së fundi, bujë të madhe ka marrë afera e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhelidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Profesori universitar, Enver Bytyçi hodhi dyshime se Rama ka lobuar “fuqishëm dhe ka paguar miliona për të goditur çdo forcë politike dhe çdo politikan që ka kundërshtuar përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës”.

Sipas tij, ai ka shpërblyer çdo politkanë që i ka mbështetur idetë e tij dhe presidentit serb, përcjell “Bota sot”.

Po asht, Bytyçi kërkoi nga prokurorët shqiptarë, përfshirë edhe ata të Kosovës, që të ngrenë padi ndaj kryeministrti Rama dhe të hetohet në detaje.

Postimi i plotë

Unë jam i bindur se kryeministri i Shqipërisë në mënyrë mafioze, antidemokratike dhe anti-kushtetuese ka financuar lobim të fuqishëm jo vetëm kundër opozitës në Shqipëri, por edhe për ta zhbërë shtetin e Kosovës.

Ai ka lobuar fuqishëm dhe ka paguar miliona për të goditur çdo forcë politike dhe çdo politikan që ka kundërshtuar përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës! Dhe ka shpërblyer çdo politikan, forcë politike dhe gramafon në mbështetje të planeve të tij dhe vëllait të tij binjak në Beograd!

SPAK-u dhe prokurorët shqiptarë, madje dhe ata në Kosovë, duhet të ngrenë padi kundër Edi Ramës që në dritën e fakteve që dalin çdo ditë të hetohet dhe merret në përgjegjësi penale për cenimin e rendit kushtetues, për cenim të unitetit kombëtar dhe tradhti kombëtare!

Ndryshe nuk gjen qetësi ky vend! Është koha kur duhet të rivendosim kushtetushmërinë dhe ekuilibrin e harmonisë sociale, civile e kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat