Baraliu ‘trondit’ opozitën me parashikimin e fundit: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Kurti do të siguronte 60 për qind të votave

Aktuale

Baraliu ‘trondit’ opozitën me parashikimin e fundit: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Kurti do të siguronte 60 për qind të votave

Nga: A.M. Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:22
Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim në Facebook komentoi presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Baraliu tha se në rast se vendi shkon në zgjedhje si rezultat i mos pranimit të asociacionit serb, Kurti do t’i siguronte 55-60% të votës.

“Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e 'fuqizuar' një shoqëri 'civile' e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare, që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Çdo trysni për t'a pranuar asociacionin 'serb' brenda Kosovës që çon vendin në zgjedhje do t'i siguronte Albinit 55-60% të votës. Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e 'fuqizuar' një shoqëri 'civile' e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare,që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat