Dialogu Prishtinë-Beograd, Sadri Ramabaja: Asociacioni çon Kosovën në luftë, është një bombë me sahat

Aktuale

Dialogu Prishtinë-Beograd, Sadri Ramabaja: Asociacioni çon Kosovën në luftë, është një bombë me sahat

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:27
Dr. Sadri Rambaja

Dr. Sadri Rambaja është shprehur se asociacioni i komunave serbe sipas kërkesave të Beogradit, është një bombë me sahat që mund të çojë në luftë të dyja vendet.

Ramabaja u shpreh se sot, në përputhe me kushtetutën e Kosovës, pakicat serbe gëzojnë më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në botë. Ai shtoi se është Serbia ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën pasi e cilëson ende Kosovën si pjesë integrale të saj.

“Asociacioni do ta çonte pashmangshmërisht drejt një lufte të re Kosovën me Serbinë. Asociacioni sipas kërkesave serbe është një bombë me sahat, por nuk është parakusht vetëm asociacioni, por edhe një parakusht tjetër i kërkuar nga Vuçiç.

Një tip konfederate mes Serbisë dhe Malit të zi, ndaj po bëhet presion kaq i madh ndaj Kosovës, që të mbyllet çështja e statutit të asociacionit dhe të merren pastaj me Malin e Zi”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat