Mustafa: Krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro

Aktuale

Mustafa: Krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:17
Arben Mustafa

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo qeveri nuk sjell asgjë më tepër.

“Krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro! Asgjë më tepër!”, ka shkruar Mustafa.

Një ditë me parë, ministrit i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka propozuar që komunat të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.

Murati këtë propozim e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Buxhet, pasi është kritikuar për rritje të tatimit në pronë.

“Me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, dhashë propozimin konkret që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit. Kjo do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojme shumë shpejt në Kuvend për miratim. Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve”, ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat