“A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia”/ Bajqinovci i ashpër me LDK-në – ka këtë kërkesë publike!

Aktuale

“A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia”/ Bajqinovci i ashpër me LDK-në – ka këtë kërkesë publike!

Nga: M.Haziri Më: 28 janar 2023 Në ora: 17:50
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka rikthyer përsëri temën e atentatit ndaj Abdixhikut.

Bajqinovci thekson që opinoni publik kanë nevojë për një sqarim në lidhje me këtë atentat ndaj kryetarit Abdixhikut, përcjell “Bota sot”.

Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të 'vetëviktimizimit'”, shkroi tutje deputetit.

Postimi i plotë

LDK-ja nuk na tha më asgjë për 'atentatin'!

Kosova ka nevojë për një mjedis të shëndosh demokratik, ku partitë i ballafaqojnë idetë, ekipet dhe liderët e tyre politik duke u mundu me ju ofru qytetarëve përfaqësim sa më të mirë politik.

Javë më parë, LDK na e solli në publik një lajm për atentat ndaj kryetarit dhe zyrtarëve tjerë aty, që padyshim merr vëmendje për shkak të ndjeshmërisë së natyres së këtyre zhvillimeve.

Përcepsioni mund të jetë i lidhur edhe me projeksione politike për kuota më të larta në tregun politik përmes shkollës ballkanike politike të 'vetëviktimizimit', por për të qenë korrekt me faktet, ne kërkuam nga policia dhe nga vet LDK-ja të njoftojë opinionin me zhvillimet e reja rreth kësaj teme.

Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të 'vetëviktimizimit' si mjet politik për të kompensuar brishtësinë e lidershipit e shfaqur progresivisht muajve të fundit.

Flisni të nderuar. Ne po u presim. Duam të ju dëgjojmë çfarë keni për të thënë për këtë. A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat