Haxhiu: “Zajednica” nuk kalon, është mashtrim të harrohet kauza për bashkim kombëtar

Aktuale

Haxhiu: “Zajednica” nuk kalon, është mashtrim të harrohet kauza për bashkim kombëtar

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:24
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë duke e akuzuar se kjo është Qeveri e mashtrimit, që sipas tij, e cila përmes organizatave joqeveritare po prezanton ‘’Zajednicën’’.

Përmes një shkrimi në facebook, Haxhiu tutje ka thënë se është mashtrim të harrohet kauza e bashkimit kombëtar e të krijohet ‘’Zajednica’’.

Postimi i plotë i tij:

Është mashtrim i madh me harru kauzēn e bashkimit kombëtar, e në anën tjetër me kriju “zajednicë".

Kjo është qeveria e mashtrimit që përmes OJQ-ve prezanton “zajednicën” dhe punon shumë që t'i vë jugonistalgjiket kundër Amerikës.

Zajednica nuk kalon!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat