SBASHK: Koeficienti nuk plotëson pritjet tona, nuk do ta dërgojmë ligjin në kushtetuese

Aktuale

SBASHK: Koeficienti nuk plotëson pritjet tona, nuk do ta dërgojmë ligjin në kushtetuese

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:36
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit vlerëson se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve, por edhe koston e jetesës në përgjithësi.

Megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.

“Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe pasi falë përkushtimit e angazhimit kishim arritur që të kemi një pozitë sa më të mirë në këtë Ligj dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve. Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona, por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë, SBASHK sqaron se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë .

Po ashtu SBASHK-u nuk pretendon ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Pagat.

“Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet më tej në komunikatën e SBASHK-ut.

Sot, gjatë ditës qeveria në mbledhjen e saj ka përcaktuar vlerën e koeficientit për pagat në sektorin publik 105 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat