Haradinaj në takim me senatorin Rounds: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Amerikës

Aktuale

Haradinaj në takim me senatorin Rounds: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Amerikës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj dhe Mike Rounds

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare disa ditore.

Haradinaj sot ka takuar senatorin Mike Rounds, me të cilin tha se ka biseduar në kuadër të dy fushave me rëndësi për Kosovën.

I pari i AAK-së theksoi se në këtë takim me Rounds ka kërkuar mbështetje për në procesin e Partneritetit për Paqe si dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Deputeti i AAK-së tha se në këtë takim ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë.

Postimi i plotë:

Marrëdhënia bilaterale me ShBA-të dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë.

Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin sot zhvillova sot një takim pune në Washington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën.

Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat