Gjykata e Apelit në Hagë me vendim të ri për Gucatin dhe Haradinajn

Aktuale

Gjykata e Apelit në Hagë me vendim të ri për Gucatin dhe Haradinajn

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:55 Përditësuar në ora: 15:46 më 02.02.2023
Gucati e Haradinaj

Paneli i Gjykatës së Apelit ulë për tre muaj dënimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haraidnajt

Kryetarja e turpit gjykues, Michele Picard ka lexuar vendimin:

“Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fjësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e perosnave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë sipas pikës 1 të akuzës.

Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjyaktësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Lë në fuqi dënimin shtesë për zotin Gucati dhe Haradinaj me një gjobë prej 100 eurosh.

Vendos që ky aktgjykim të zbaothet me një efekt të menjëhershëm.

Urdhëron që në pajtim me nenin 50 paragrafi 1 dhe rregullën 166, zoti Gucati dhe Haradinaj të mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre në shtetin ku do të vuajnë dënimin”, ka thënë gjyaktësja.

Apeli i Speciales ua ulë dënimin Gucatit e Haradinajt, do të vuajnë tre muaj më pak burgim

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Lustës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetarja e trupit gjykues të Apelit e shpalli aktgjykimin dhe tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej 100 eurosh.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat