​Osmani në Islandë, takon kryeministren e flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE

Aktuale

​Osmani në Islandë, takon kryeministren e flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Islandë ka takuar kryeministren e këtij vendi, Katrin Jakobsdottir.

Në këtë takim, sipas Omanit është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror’, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat