Edhe sa muaj nuk kanë të drejtë Gucati e Haradinaj, të bëjnë kërkesë për uljen e dënimit?

Aktuale

Edhe sa muaj nuk kanë të drejtë Gucati e Haradinaj, të bëjnë kërkesë për uljen e dënimit?

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:38
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, e ka komentuar vendimin e dhomave të Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, ku kjo e fundit të ish-krerëve të organizatave të dala nga lufta çlirimtare e Kosovës, Hysni Gucati edhe Nasim Haradinaj-it iu ka ulur dënimin vetëm për tre muaj.

Sipas Alij-t, vendimi ka marrë formën e prere nga momenti i shpalljes së vendimit nga dhomat e Apelit në Gjykatën Speciale.

“Tani dy të pandehurit janë zyrtarisht të dënuar. Ndërsa vuajtja e dënimit të tyre do të bëhet në shtet e Evropës varësisht nga marrëveshja me cilin shtet do të bëjë Gjykata Speciale”, ka sqaruar ai.

A ka mbrojtja edhe një mundësi për apelimin e këtij vendimi?

“Tani më apelimin e dënimit nuk kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë mjete e rregullat. Kanë të drejtë mjet e jashtëzakonshme po ashtu kanë të drejtë të kërkojnë edhe uljen e dënimit pas kalimit dy të tretë se kohës se vuajtjes së dënimit”, ka theksuar Aliaj.

Më tej ai, ka thënë se Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me nga 51 muaj burgimi edhe sipas tij ata i kanë vuajtur 28 muaj burgimi.

“Pas gjatë muajve ata kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për uljen e dënimit”, ka përfunduar Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat