Ky është personi që u gjet i vdekur në veturën e tij në parkingun e QKUK-së

Aktuale

Ky është personi që u gjet i vdekur në veturën e tij në parkingun e QKUK-së

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Muhamet Berisha

Gazeta raportoi sot për një rast të rëndë që ka ndodhur sot në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, teksa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Muhamet Berishën, i cili u gjet i vdekur nga motra e tij, në veturën që e kishte të parkuar në parking. Vdekjen e tij e konstatuan mjekët që dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin u njoftua edhe Policia.

Media mëson se trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë më shumë detaje, por të njëjtit s’janë përgjigjur.

Për vdekjen e Berishës kanë njoftuar edhe familja e tij, e cila bëri të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Konushefc të Podujevës.

Image
Muhamet Berisha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat