Feraj: Escobar duket i shqetësuar vetëm për etnitetin serb, por ai është i dërguar për të gjithë rajonin

Aktuale

Feraj: Escobar duket i shqetësuar vetëm për etnitetin serb, por ai është i dërguar për të gjithë rajonin

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Albin Kurti, Hysamedin Feraj

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj po vlerëson se zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, Gabriel Escobar është personi që i nxiti etnitë të krijojnë asociacione etnike në Kosovë, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe kudo ku janë.

Sipas Ferajt, Escobar u dha gjuhën dhe frazën për to.

“derisa bashkimet e tillë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka ka më së paku gjasë, atëhere aq më shumë dhe me po atë interpretim (arbitrar) ato janë: 1) në përputhje me kushtetutën e të gjithë shteteve të tjerë, 2) nuk kanë kompetenca ekzekutive (!) dhe 3) nuk kanë ngjashmëri me Republikën Serbe në BeH (!)”, ka shkruar Feraj.

Sipas tij, janë shqiptarët në Serbi që ndjehen më shumë të pasigurt e të kërcënuar.

“ Shqiptarët në Serbi jo vetëm ndjehen por janë seriozisht të kërcënuar, sepse dje sapo i kërcënoi me dhunë e forcë vetë kryetari i shtetit serb, A. Vuçiq”, ka shkruar Feraj në Facebook.

Sipas tij Escobar duket i shqetësuar vetëm për etnitetin serb.

“Nuk duhet harruar edhe se z. Escobar, pavarësisht se, në dukje, duket i shqetësuar vetëm për etnitetin serb, është i dërguari i SHBA-ve për gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën. Prandaj etnitë e kombet nga gjithë rajoni kanë të drejtë t’ia drejtojnë shqetësimet dhe t’ia bëjnë të njohura kërkesat dhe frikërat e tyre”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat