Anëtari i LVV-së kritikon Vuçiqin: U shpreh krenar pse ka qenë në krah të Millosheviqit

Aktuale

Anëtari i LVV-së kritikon Vuçiqin: U shpreh krenar pse ka qenë në krah të Millosheviqit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:37
Aleksandar Vuçiq.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, partisë në pushtet, ka shkruar një status në të cilën ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fakt, z. Hoxha e ka cituar një deklaratë skandaloze të Vuçiqit, i cili tha se ndihet krenar që kishte qenë në krah të Slobodan Milosheviqit, ish-diktatorit të Serbisë, i dyshuar për krime lufte.

Hoxha ka theksuar se Vuçiqi është shprehur krenar pse ka qenë në krah të Milosheviqit dhe se e quant NATO-n agresore.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur krenar sepse ka qenë në krah të Millosheviçit, gjatë luftës dhe masakrave në Kosovë. Ai përsëri e ka quajtur NATO-n agresor. Madje e quan edhe popullin e Kosovës agresor, njëjtë si Putini që e konsideron Ukrainën agresore.” – theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat