Krasniqi: Si lejoi Qeveria të futet një kamion rus deri në Dragash?

Aktuale

Krasniqi: Si lejoi Qeveria të futet një kamion rus deri në Dragash?

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:33
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status, ku ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka kritikuar zyrtarët shtetëror që kanë lejuar hyrjen në Kosovë të kamionit nga “qendra humanitare” serbo-ruse në Nish, për të shpërdarë ndihma ilegalisht në Kosovë.

““Kamioni nga “qendra humanitare” serbo-ruse në Nish shpërndau ndihma ilegalisht në Kosovë”  

Koment: Mos ka rënë gjë vigjilenca revolucionare e shokut Xhelal Sfeqla? Mos na e ka zënë gjumi edhe shokun Besnik Bislimi? Ndërsa shoqja Emilija mos pi gjë duhan tinëz? Si bëhet more kjo punë që futet kaminoni rus deri në Dragash dhe nuk guxon qeverria të bëjnë as gëk as mëk?” – ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat