Pse Abdixhiku nuk shkoi në SHBA? Analisti zbulon arsyen: U kursye me këtë qëllim!

Aktuale

Pse Abdixhiku nuk shkoi në SHBA? Analisti zbulon arsyen: U kursye me këtë qëllim!

Nga: A.Zh Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 07:17
Lumir Abdixhiku

Analisti dhe profesori shqiptar që vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, ka komentuar për mos shkuarjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në Amerikë për “Lutjet e mëngjesit”.

Maxharraj ka hedhur dyshimet se Abdixhiku nuk udhëtoi për në Amerikë, për shkaqe sigurie, përcjell Bota sot.

E gjithë kjo, sipas profesorit po ndodhë pas kërcënimit me atentat ndaj kryetarit dhe disa deputetëve të LDK-së.

Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Lumir Abdixhiku nuk shkoi në SHBA për shkaqe sigurie?

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi, këto ditë po qëndrojnë për vizitë në SHBA, për lutjet e mëngjesi, por edhe për ndonjë vizitë tjetër.

Por, po bie në sy se kësaj radhe për në Amerikë nuk ka udhëtuar edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, por në vend të tij është ftuar Avdullah Hoti.

Por, opinioni është kurioz të dijë shkakun se pse ai nuk udhëtoi për në Amerikë. Ka komentime të ndryshme.

Por, unë besoj se kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, me qëllim u kursye nga vizita në Amerikë për shkaqe sigurie.

Kjo po ndodhë pas kërcënimeve për atentate ndaj tij dhe një grupi tjetër të LDK-së, që për disa ditë ishte aktuale në media.

Kjo është arsyeja që ai nuk udhëtoi për në SHBA, mbase mund të ketë edhe të tjera që vetëm SHBA-ja mund t’i dijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat