Gjashtë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Aktuale

Gjashtë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 07:33
Rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Derisa është thënë se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

E para që ka dalur për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat