Situata në Mal të Zi, Camaj tregon detajet e fshehura dhe del me kërkesën e veçantë

Aktuale

Situata në Mal të Zi, Camaj tregon detajet e fshehura dhe del me kërkesën e veçantë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 08:17
Nikollë Camaj

I ftuar në emisionin “Ballkan Update” të gazetares Linda Karadaku ka qenë Nikollë Camaj i LDSH në Malin e Zi. Camaj ka folur për situatën politike në Malin e Zi si edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, plotësimi Gjykatës Kushtetuese është një lajm shumë i mirë për vendin pasi pritet të zgjidhen shumë çështje që kanë mbetur pezull, po ashtu vendi është pranë zgjedhjeve.

Për vendin e 4 në garë është një kandidat shqiptar dhe një boshnjak, sipas Camaj të dy i plotësojnë kushtet, por boshnjaku ka më shumë forcë në parlament.

“Është mirë që më fund u morën vesh për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese, edhe për të zgjedhur shumë çështje në Gjykatë, por edhe për zgjedhjet.

Në garë kemi një shqiptar dhe një boshnjak, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtar të 4.

Politika boshnjake ka më tepër peshë në parlament, ndërsa ajo shqiptare është më e pjekur. Shpresoj që për herë të parë një shqiptar të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Camaj.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale që po afrojnë në Malin e Zi dhe problemeve që kanë dalë me listat, Camaj shpjegoi se listat kanë probleme pasi nuk janë updetuar për 30 vite.

Ai shtoi se sipas gjasave edhe këtë herë do të shkohet në zgjedhje po me këto lista edhe pse rezultati që do të dali nga këto lista mund të vihet në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat