Pozhari ironizon me presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit: Mjafton me e qit në krye të proceseve naj Dullë apo Lumir

Aktuale

Pozhari ironizon me presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit: Mjafton me e qit në krye të proceseve naj Dullë apo Lumir

Nga: A.M. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:20
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë kryeministrit Kurti për themelimin e Asociacionit.

Ai në një postim në Facebook shkroi se në Kosovës po i bëhet presion në rrethanat kur shteti serb po vazhdon t’i shkelë marrëveshjet me “dy këmbë’.

“Çështja është se miqtë na duhen për me e arrit atë që na takon dhe na mohohet, se sa për me na kallxu se çka duhet të japim, atë mund ta bëjmë edhe vet. Pa pasur nevojë për negociatorë. Mjafton me e qit në krye të proceseve naj Dullë apo Lumir”, shkroi ndër të tjera Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Negociatorët në dialog po i bëjnë presion Kosovës që të lëshojë pe ndaj Serbisë me themelimin e Asociacionit, në rrethana kur Serbia i ka shkel dhe vazhdon t'i shkelë marrëveshjet me dy këmbë.

Kryeministri Kurti po ju thotë, ma së pari njohja, e mandej flasim për të tjera.

Negociatat vlejnë për aq kohë sa e përçojnë dhe i reflektojnë kërkesat e dy palëve. Sigurisht që negociatorët me lehtësi kërkojnë gjithnjë e më shumë tek pala që e han ma shumë presionin! Tek e fundit Asociacioni nuk do të bëhet në shtetet e tyre!

Çështja është se miqtë na duhen për me e arrit atë që na takon dhe na mohohet, se sa për me na kallxu se çka duhet të japim, atë mund ta bëjmë edhe vet. Pa pasur nevojë për negociatorë. Mjafton me e qit në krye të proceseve naj Dullë apo Lumir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat