Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

Aktuale

Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 17:44
Qeveria konfirmon takimin e Lajçakut me Kurtin e Bislimin të hënën

Siç u raportua më herët, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që të qëndrojë nesër në Kosovë. 

Në lidhje me këtë vizitë, zëdhënësi Peter Stano tha se nuk mund ta komentojnë. 

“Është një pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat përfaqëusesi është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato.” – theksoi z.Stano për Nacionale.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pritet që të zhvillojnë një drekë pune me emisarin evropian. 

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak.” – konfirmoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat