Hamiti reagon për “copëtimin” e rrugës me emrin e Rugovës në Tiranë: S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar

Aktuale

Hamiti reagon për “copëtimin” e rrugës me emrin e Rugovës në Tiranë: S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi që rruga që mbanë emrin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë, i është ndarë një segment dhe i është vendosur emri “4 shkurti”.

Hamiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit.

S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik.” – ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat