At Nikolla sulmohet nga priftërinjtë serb në Manastir të Deçanit. KFOR’i iu merr telefonat – Ja çfarë ndodhi!

Aktuale

At Nikolla sulmohet nga priftërinjtë serb në Manastir të Deçanit. KFOR’i iu merr telefonat – Ja çfarë ndodhi!

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 06:06
At Nikolla Xhufka

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin prifti ortodoks nga Shqipëria, At Nikolla Xhufka, ku u diskutua për manastiret në Kosovë, në veçanti për Manastirin Deçanit.

At Nikolla Xhufka, në një intervistë dhënë më parë në këtë emision kishte bërë thirrje për ndihmë që dikush ta çojë në Manastirin e Deçanit, ku kishte thënë se nuk do të kërkojë leje për t’u futur brenda pasi ky manastir, thotë ai, i përket shqiptarëve dhe jo serbëve.

Ai shkoi në vizitë në Manastirin e Deçanit, në të cilin, ashtu edhe siç pritej, nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit.

Në fillim ai ishte pritur mirë dhe me dashamirësi nga murgjit që ishin brenda, por në momentin që kishin marrëve vesh që ai ishte shqiptar e kishin larguar me arrogancë nga manastiri.

“Ishte një situatë tejet dramatike, aq shumë na kontrolluan sa që mirë që nuk na zhveshën. Të thuash dramatike është pak. Te jesh në tokën tënde, në shtëpinë tënde dhe të mos gjendesh rehat në kishën tënde, kjo është e pafalshme”.

At Nikolla Xhufka thotë se Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve.

“Manastiri ishte kishë ilire”.

Ai thotë se nuk ia kishte marrë mendja që serbët do të kenë një sjellje të tillë ndaj një prifti.

“Sjellja e tillë kundër një kleriku, kundër një prifti është e pashpjegueshme”.

“Në fillim as rojet e KFOR-it nuk na penguan. Prifti më puthi dorën. Më pas dikush iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh, prifti ndryshoi sjellje. Ai nga një murg u bë një njeri arrogant”, deklaroi tutje At Nikolla Xhufka.

Xufka rrëfen edhe bisedën e shkurtër me priftin e manastirit të Deçanit.

“Sapo e kuptoi se ishim shqiptarë më tha “zotëri ik me të mirë, sa nuk të kemi rrahur”. I thashë: Si të iki akoma një qiri nuk e kam ndezur. A je murg ti”. Ma ktheu “unë jam zot shpie këtu, largohuni””, tregon tutje vizitën e hidhur në manastirin e Deçanit At Nikolla Xhufka.

Ndiqeni emisionin nga minuta 03:00 për të mësuar se çfarë ndodhi gjatë vizitës së At Nikolla Xhufkë në Manastirin e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat