E pranoi planin franko- gjerman, Krasniqi pyet Kurtin: Ku mbetën kushtet, cilat prej tyre u plotësuan?

Aktuale

E pranoi planin franko- gjerman, Krasniqi pyet Kurtin: Ku mbetën kushtet, cilat prej tyre u plotësuan?

Nga: N.E. Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Memli Krasniqi- Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e pranojnë marrëveshjen e BE-së për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi.

Krasniqi thotë se ai pa shpjeguar asnjëherë për qytarët, e ka pranuar propozimin franko- gjerman.

“Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka pyetur se ku kanë mbetur kushtet e Kurtit dhe cilat prej tyre janë plotësuar.

“Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”, ka vazhduar kryetari i PDK-së.

Tutje, sipas tij, PDK i ka bërë të qartë kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrvëshja potenciale me Serbinë.

“PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë. Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat