Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq

Aktuale

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:37
Vjosa Osmani u prit nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq

Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj.

Ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, raporton RTKlive.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat