Abazi: Serbia nuk është e gatshme për reformë, prandaj po vonohet marrëveshja finale

Aktuale

Abazi: Serbia nuk është e gatshme për reformë, prandaj po vonohet marrëveshja finale

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:20
Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi vlerëson se Serbia po tenton ta vonojë marrëveshjen finale me Kosovën pasi nuk është ende e gatshme për reformën në sektorin e drejtësisë dhe sigurisë.

Kështu tha Abazi duke u pyetur se a është fitore për Serbinë fakti që po flitet për një marrëveshje të përkohshme dhe jo finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky mund të jetë këndvështrimi prej Kosovës dhe qartësisht kështu mundemi me pa, por unë mendoj mbi të gjitha se prolongimi i proceseve në Serbi ka të bëjë me mosgatishmërinë për me hy në hapjen e kapitujve për reformë në sistemin e drejtësisë dhe sistemin e sigurisë”, tha ai.

Sipas Abazit këto janë dy sektorë që po të reformoheshin, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të ishte me fuqinë politike që ka sot.

“Partitë politike të cilat mbajnë çfarë quhet ‘deep state’ në Serbi do të binin komplet para një procesi që është i domosdoshëm që Serbia të hyjë në udhëtimin drejt integrimit evropian”, ka shtuar ai.

“Duke mos e thënë qartazi se nuk po dua me ba reformën në drejtëi dhe siguri, se ke dhjetëra shërbime sekrete serbe që nuk janë reformuar kurrë edhe ato duhet, është domosdoshmëri e kusht për Serbinë për të ecur para. Por po fshihet pas lojës për çështjen e Kosovës sepse të gjitha rrjetet kriminale, prej Radojiçiqit e atyre që janë brenda, e Veselinoviqi që ka kontroll mbi sistemin financiar të Vojvodinës, janë çështje që në momentin e reformimit bien në tokë”, ka shtuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat