“Mos u merakos ti për këtë punë”, përgjigja e Konjufcës ndaj Zemajt shkakton të qeshura në kuvend

Aktuale

“Mos u merakos ti për këtë punë”, përgjigja e Konjufcës ndaj Zemajt shkakton të qeshura në kuvend

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:54
Glauk Konjufca

Tek votim i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021 sipas administratës së kuvendit, në herën e parë morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Kjo krijoi habi tek kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, pasi sipas administratës, katër deputetë të mazhorancës nuk morën pjesë fare në votim.

Ai i kërkoi edhe një herë deputetëve që të votojnë, ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i tha se ky është presion ndaj deputetëve.

E, me sarkazmë iu përgjigj Konjufca, i cili i tha se “ky zotëri Zemaj nuk është kurrfarë presioni, këtu kemi me votu tri herë ndash me ditë, edhe herën e parë e kryjtëm, tash kalojmë në herën e dytë, mos u merakos ti për këtë punë”.

Kjo përgjigje e Konjufcës shkaktoi të qeshura në sallën e kuvendit, ndërsa në votimin e përsëritur u konstatua se 62 deputetë morën pjesë, ku 58 votuan kundër, tre kundër dhe një abstenim, rrjedhimisht kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të KPM-së për vitin 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat