Hoxha: 15 milionë euro të pamjaftueshme për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Aktuale

Hoxha: 15 milionë euro të pamjaftueshme për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:56
Eliza Hoxha

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, ka reaguar ndaj amendamentit në të cilin planifikohet ndarja e 15 milionë eurove për kompensimin dëmeve nëpër komunat të cilat janë vërshuar para disa javë. Hoxha ka thënë se janë të pamjaftueshme 15 milionë euro pasi sipas saj vetëm në dy komuna dëmet i tejkalon vlerën prej 21 milionë  eurosh.

“11 milionë janë dëmet në Komunë e Skenderajt edhe 9 milionë janë në Komunën e Mitrovicës, por jemi duke i pritur edhe teri komunat tjera që javën ardhshëm t’i dorëzojnë raportet. 15 milionë euro nëse doni vërtet që me iu dalë në ndihme qytetarëve nuk kanë me qenë të mjaftueshme. Komunat e dini se çfarë buxheti kanë”, ka deklaruar Hoxha.

Më tej, ajo ka thënë se është e pandershme që qeveria të bëjë lojëra por i ka ftuar që të gjejnë zgjidhje.

“Pse me bërë të thjesht kur kemi mundësi më komplikua. Unë jam duke shikuar këtë dokument të gjitha amendamentet e tjera janë të qarta dhe të thjeshta, kodi buxhetor prej nga merren parat dhe ku shkojnë parat por vetëm ky amendament është shumë i komplikuar për dy arsye, për një me marrë para hua për diçka që nuk është e ratifikuar këtu edhe nesër me na zanë bishtin me derë neve si opozitë që më patjetër me votu marrëveshjen. Kjo është e pandershme ministër sepse ne nuk e kemi votuar dy herë këtë marrëveshje”.

Sipas, Hoxhës, qeveria ka para që nuk janë të planifikuara  që mund të përdoren.

Ne sot votojmë sepse kemi qenë atje edhe i kemi parë se nëpër çfarë vështirësish janë duke kaluar ata qytetarë, por kjo është e pandershme që  nesër kur të vijë në ajo marrëveshje ne me qenë të obliguar si deputetët që kemi njëherë votuar një për të mos qenë në kundërshtim me votat tona , kjo është pandershme në këtë amendament”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat