Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndanë 200 mijë euro pas vërshimeve në Kosovë, 50 mijë për Turqi e Siri

Aktuale

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndanë 200 mijë euro pas vërshimeve në Kosovë, 50 mijë për Turqi e Siri

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë ndarë 200 mijë euro për ndërtimin e Shtëpive apo renovimin e tyre pas vërshimeve që ndodhën në disa qytete të Kosovës kurse 50 mijë euro ka vendosur që të ndajë për viktimat e termetit që ndodhi në Turqi e Siri.

Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet që bazuar në marrëveshjen që kanë me Fondacionin “Behgjet Pacolli” fondet e ndara nga kjo shoqatë dhe ato të fondacionit Pacolli do të bashkohën për t’i konkretizuar këto ndihma.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” zonat e prekura nga vërshimet në Kosovë i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore përmes aksioneve që kanë organizuar.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim!

Shoqata bamirese “Jetimat e Ballkanit” perveç aksioneve me pako ushqimore ne komunat qe kane qene te prekura nga vershimet ne Kosove, do te ndihmoj edhe me shumen prej 200 mije euro per ndertimin e Shtepive apo renovimin e tyre

Poashtu Shoqata jone ka ndare 50 mije euro ndihme per termetin ne Turqi dhe Siri

Per te dyja keto aksione ne kemi marrveshje me Fondacionin “Behgjet Pacolli” ku do te bashkohen fondet e ndara nga Shoqata jone dhe fondacionit Pacolli per ti konkretizuar keto ndihma

Lusim Zotin lehtesim per te prekurit nga vershimet ne Kosove

Lusim Zotin ti meshiron te vdekurit nga Termeti ne Turqi dhe Siri dhe force e durim familjareve te tyre

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat