Skënder Hyseni thotë se konfrontimi me Amerikën po kthehet në diskurs politik, i kërkon opozitës të këndellet

Aktuale

Skënder Hyseni thotë se konfrontimi me Amerikën po kthehet në diskurs politik, i kërkon opozitës të këndellet

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Skënder Hyseni

Ish ministri i jashtëm dhe kryenegociatori Skënder Hyseni, ka thënë se konfrontimi me Amerikën po kthehet në diskurs politik, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook para seancës ku do të diskutohet në Parlament për dialogun Kosovë-Serbi, Hyseni i ka bërë thirrje opozitës parlamentare që siç ka shkruar ai, të këndellen, për siq ka thënë, të mirën e Kosovës dhe ët ardhmen e saj.

“Kurti, me plot vetëdije, ndërsa liderët opozitarë pavetëdijshëm dhe në mënyrë shumë naïve, nisën kështu lojën e rrezikshme në stilin “hajde matemi cili është më trim me Amerikën”. Atë lojën e fëmijëve “Ma mujte, ta mujta”.

A po kthehet në diskurs politik gara e konfrontimit me Amerikën dhe shitjes së trimërisë” në këto raporte?! Opozita duhet ta kuptojë që Albin Kurti pikërisht këtë do. Prandaj u bënë ftesë liderëve opozitarë që t’i bashkohen çmendurisë së tij politike.

Është koha e fundit që, për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj, opozita jonë parlamentare të këndellet!”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat