Ambasadori rus në Beograd tha se Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, deputeti i Parlamentit serb kërkon dëbimin e tij

Aktuale

Ambasadori rus në Beograd tha se Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, deputeti i Parlamentit serb kërkon dëbimin e tij

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:39
Aleksandar Olenik

Deputeti i koalicionit “Së bashku për Vojvodinën” në Parlamentin e Serbisë, Aleksandar Olenik, ka deklaruar se ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexandar Bocan Harchenko duhet “dëbuar” nga Serbia, pasi po përzihet në politikën zyrtare të këtij shteti.

“Ambasadori rus Bocan-Harchenko meriton dëbimin pas deklaratës skandaloze se nuk duhet të pranojmë propozimin franko-gjerman për Kosovën, dhe atë pasi 145 deputetë votuan për në Parlament”, theksoi Olenik.

Ai akuzoi edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “nuk ka guxim t’i përgjigjet”.

“Për këtë ne përfaqësuesit politik të koalicionit, kërkojmë dëbimin e tij”, ka thënë për fund Olenik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat