Haki Abazi trondit me deklaratat: Ky person kontrollon Vetëvendosjen, ja pse po e duan shkarkimin tim

Aktuale

Haki Abazi trondit me deklaratat: Ky person kontrollon Vetëvendosjen, ja pse po e duan shkarkimin tim

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 09:22 Përditësuar në ora: 10:17 më 16.02.2023
Haki Abazi

Kuvendi i Kosovës lëshon zilen për ta “penguar” konferencën e Haki Abazit

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar zilen 10 minuta më herët që i urdhëron deputetët të futen në sallë, pikërisht në kohën kur pritej të mbahej konferenca e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Haki Abazi ka paralajmëruar se do t’i nxjerrë sot në publik disa audio-inicizime, të cilat kryeministri Albin Kurti “mëton t’i mbulojë përmes shkarkimit tim”.

Për këtë çështje, ish-zëvendëskryeministri Abazi do të mbajë konferencë për media të enjten në orën 10:00.

Sot, sy e vesh kah Haki Abazi

Populli i Kosovës aktualisht i ka drejtuar sytë e veshët kah deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Sot, në orën 10:00 deputeti Abazi do të mbajë një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Përveç deklarimit për urdhër shkarkimin ndaj tij, Abazi paralajmëroi se në këtë konferencë do të flas edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

Dje ishte “popular now”.

Nëse kërkoni Haki Abazin në Facebook, poshtë emrit të tij do të paraqitet fjala angleze ‘popular now’ që në shqip nënkupton se është ndër personat më të kërkuar për momentin në këtë rrjet social.

Siç duket, qytetarët e vendit janë bërë shumë kureshtarë për raportimet e fundit në media, ku tashmë dihet se kryeministri Albin Kurti ka urdhëruar që Abazi të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat