Tërmkolli: Ironia më e madhe ishte që në ditën e shpalljes së pavarësisë nuk ishte Rugova

Aktuale

Tërmkolli: Ironia më e madhe ishte që në ditën e shpalljes së pavarësisë nuk ishte Rugova

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 07:22
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka folur për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tërmkolli tha se ironia më e madhe ishte që në ditën e shpalljes së pavarësisë nuk ishte presidenti, Ibrahim Rugova.

Sipas saj, ka pasur deputetë të asaj kohe që nuk kishin bërë ndonjë punë, por fati iu ra.

“Ka pasur edhe disa deputetë që e kanë nisur tek atëherë mandatin, nuk është se kishin bërë ndonjë punë por ju ra fati ashtu”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Tërmkolli për Rugovën thotë se punoi e luftoi pa ndalë për pavarësinë e Kosovës.

“Jeta i ka edhe ironitë e veta, ndoshta ironia më e madhe ishte që atë ditë nuk ishte presidenti Rugova. Ai që e themeloi, ia vuri konturat që e bëri projekt madhor të shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës, që punoi e luftoi pa ndal për pavarësi dhe ndonjëherë është ironia e jetës. Ai nuk ishte në atë moment të formalizimit të pavarësisë”, përfundoi Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat