Deliu-Kodra: Haxhiu dje konstatoi krye në vete se Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së

Aktuale

Deliu-Kodra: Haxhiu dje konstatoi krye në vete se Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur deputeti tjetër i kësaj partie, Hisen Berisha me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të enjten.

Ndaj këtyre deklarimeve të ministres ka reaguar të premten deputetja Deliu-Kodra, e cila ka thënë se Haxhiu “krye në vete” ka konstatuar se Astrit Dehari është vrarë nga pushteti i PDK-së.

“Çka tha Albulena Haxhiu dje? ‘Ju i keni duart e lyme me gjak’, kështu e akuzoi PDK-në dje ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.  Dhe këtu ajo nxori në pah një varg problemesh”, ka shkruar deputetja në Facebook.

“E para, ministrja e drejtësisë konstatoi krye në vete se Astrit është vra. E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së. Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual”.

Tutje, ajo ka thënë se kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si  ministrja e percepton drejtësinë.

“Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çka do që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi. E kjo mendësi përfundimisht nuk kalon!”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat