Pak para takimit me Vuçiqin, Këshilltari i DASh bisedon me Kurtin - fokusi te dialogu në Bruksel

Aktuale

Pak para takimit me Vuçiqin, Këshilltari i DASh bisedon me Kurtin - fokusi te dialogu në Bruksel

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 19:53
Derek Chollet dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi t  rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel.

"Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare", thuhej në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht.

Gjatë kësaj bisede, z. Chollet u njoftua nga Kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, kemi shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat