Haxhiu: Vetëm 3 persona i kanë çelësat në vendin ku ruhen mostrat

Aktuale

Haxhiu: Vetëm 3 persona i kanë çelësat në vendin ku ruhen mostrat

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 00:00
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konference të jashtëzakonshme për medie dy muaj më parë kishte njoftuar opinionin e gjerë pë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Së funmdi, ajo ka folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli, ku thotë se vetëm 3 persona kishin çelësat e vendit ku ruheshin mostrat e zhdukur të Astrit Deharit në Laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Meqë janë vetëm tre persona që i kanë pasur çelësat, atëherë shumë lehtë verifikohet kush është përgjegjës. Nuk ka gjasa që këtë gjë të bëjë dikush jashtë institutit.

Po ashtu, mendoj që personi që e ka bërë këtë vepër, nuk ka qenë i vetëm, por po ka qenë i organizuar”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat