Shkullaku: Për herë të parë thuhet se nuk ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës

Aktuale

Shkullaku: Për herë të parë thuhet se nuk ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 00:13
Armand Shkullaku

Analisti Armand Shkullaku, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV për diskutimet e sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur se për herë të parë është thënë qartas nga drejtuesit e Brukselit, se nuk do të ketë anëtarësim në BE për Serbinë, pa e njohur Kosovën si shtet.

‘Marrëveshja e mëparshme nëse nuk do të kishte ndërhyrë gjykata Kushtetuese e Kosovës ne sot do të kishim asocasionin e komunave serbe të instaluar në Kosovë, siç e kaloi parlamenti, pa marrë asgjë në këmbim.

Nëse BE-ja të ketë ndërmend të anëtarësoj vendet e Ballkanit, Serbia dhe Kosova kanë kusht të panegociueshëm njohjen zyrtare reciproke, si kusht për të hyrë në BE.

Për herë të parë, tani keni të shprehur se, nuk ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës’, tha gjatë diskutimit Armand Shkullaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat