Nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit të ardhshëm rryma do të jetë 14 % më shtrenjtë

Aktuale

Nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit të ardhshëm rryma do të jetë 14 % më shtrenjtë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:45
Ilustrim

Nga 1 prilli do të shtrenjtohet energjia elektrike.

Për rreth 14% më shtrenjtë planifikohet të faturohet rryma nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Kjo rritje sipas këtij institucioni, do të vlejë deri në vitin e ardhshëm.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 01 prill 2023 dhe zgjasin deri më 31 mars 2024. Vlerësimet preliminare të prezantuara në Raportet Konsultative tregojnë një rritje rreth 14%. Koha për pranimin e komenteve është deri më 3 mars 2023, deri më tani nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”.

Ndryshimin e çmimit të rrymës, si të papranueshëm e shohin nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Edhe për qytetarët, një rritje e tillë vlerësohet si vështirë e përballueshme.

Nga institucionet përkatëse, vazhdimisht është bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat