Profesori Sadri Ramabaja teksa po fliste për zhvillimet e fundit sa i përket dialogut, tha se në dhjetorin e kaluar Kosova ishte në prag lufte me Serbinë.
Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ tha se gjithë ato zhvillime që ndodhën në veri të vendit kanë pasur ndikim tek diplomacia evropiane.
“Në dhjetor ishim në prag të luftës, dhe gjithë ai armatim, mbi 50 mijë ushtarë erdhën dhe u dislokuan në gjendje gatishmërie të lartë rreth kufij të Kosovës, natyrisht që gjithë këto lëvizje ka pas efekte edhe tek diplomacia evropiane”.
Sipas tij, diplomacia evropianë u tërhoq nga pozicioni i ‘njohjes në qendër’, për të shpëtuar siç thotë ai fytyrën, sepse nuk mund ta pranonin dështimin.
“Diplomacia evropiane u tërhoq nga pozicioni i njohjes në qendër, dhe erdhi te pozicioni të shpëtimit të fytyrës, sepse nuk mund ta pranonin dështimin as Borrell as ekipi i tyre. Përsëri erdhëm të përsëritja e 2013, tek rifillimi i normalizimit të marrëdhënieve”.