Kurti dhe Osmani nesër me homazhe në Prekaz

Aktuale

Kurti dhe Osmani nesër me homazhe në Prekaz

Më: 5 mars 2023 Në ora: 20:36
Albin Kurti

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në komunikata të ndara për media, Kryeministria dhe Presidenca kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.

Pas kësaj, në orën 12:00 të dy do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë.

E në mbrëmje, Kurti do të merr pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore që mbahet për këtë përvjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat