Ministria zbulon “projektin gjigant” për të cilin paralajmëroi Komuna e Prishtinës

Aktuale

Ministria zbulon “projektin gjigant” për të cilin paralajmëroi Komuna e Prishtinës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:34
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zbuluar se cili është “projekti gjigand” për të cilin paralajmëroi nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MINT ka njoftuar se kompania gjermane “MUNDA”, që merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve, është regjistruar si biznes në Kosovë.

Sipas njoftimit të MINT, nga ky investim do të happen 200 vende të reja pune.

“Investimi i kompanisë Munda në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED.

Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative.  Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e Munda-së për lehtësirat që i kanë ndërmarrë përmes plotësimit të legjislacionit që ndihmon qasjen e investitorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat