Abazoviqi i gëzohet lajmit që Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Abazoviqi i gëzohet lajmit që Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:30
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor!

Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat