Krasniqi i PDK-së sqaron pse nuk e ka vizituar Kullën e Jasharëve pas homazheve në Prekaz

Aktuale

Krasniqi i PDK-së sqaron pse nuk e ka vizituar Kullën e Jasharëve pas homazheve në Prekaz

Më: 10 mars 2023 Në ora: 00:29
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Mungesa e vizitës nga kreu i PDK-së, në familjen Jashari, gjatë datave pesë, gjashtë dhe shtatë mars, kishte ngjallur debat në media dhe rrjete sociale.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se ka raporte korrekte me familjen Jashari, por se sipas tij nuk e kanë pasur traditë shkuarjen në kullat e Jasharëve.

Moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri e ka pyetur për raportet që ka ai me Familjen Jashari pasi është vërejtur mungesa e tij në kullat e Jasharëve për dallim nga liderët tjerë opozitarë, derisa Krasniqi është përgjigjur se gëzon respekt të madh për ta.

“Raporte të respektit më të madh kombëtar, politik e partiak”, ka deklaruar Krasniqi derisa ka refuzuar krahasimin me liderët tjerë opozitarë si Adixhiku që kanë realizuar vizita te Jasharët.

“Mos më krahaso mua me liderët tjerë partiakë. Secili i ka punët e ndryshme. Ne nuk shkojmë në kullë as sivjet e as vjet e madje as para pesë viteve. Ne shkojmë dhe u japim nderimet të varret Adem Jasharit, Shaban Jasharit, Hamëz Jasharit e gjithë 59 dëshmorëve total që ndodhen në ato varre e që janë heronjtë më të denjë të shtetësisë së Kosovës”.

“Unë të them të drejtën as që e paskam menduar se duhet të shkojmë pasi që nuk e kemi pasur pjesë të traditës. Raportet janë korrekte në aspektin e respektit kombëtarë, politik e partiak”, deklaroi tutje Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat