Muhaxheri: VV dhe AAK që nga viti 2016 dëmtuan vendin me tema fiktive

Aktuale

Muhaxheri: VV dhe AAK që nga viti 2016 dëmtuan vendin me tema fiktive

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:53
Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se  në bazë të informatave që posedon, bashkësia ndërkombëtare ndryshoi qëndrim dhe nuk përfshiu kërkesën për njohje reciproke në planin franko-gjerman për shkak të qasjes së gabuar të Kryeministrit Kurti në negociata.

Duke folur për qëndrimin e LDK-së në lidhje me marrëveshjen pa njohje, të propozuar nga evropianët, tha se për momentin partia e tij është e mendimit se jemi duke ecur drejt një status kuoje të re, e cila nuk dihet se çka do të prodhojë në të ardhmën.

Kurse,  për qëndrimin e Lutfi Hazirit, i cili theksoi se LDK nuk do ta votoi marrëveshjen, Muhaxheri në BlicInterView tha se ky qëndrim me gjasë ka dal pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku Kryesia ka marr qendrim se nuk do të ishte mirë të votohej një marrëveshje, e cila nuk përmban njohjen reciproke.

I pyetur sa a mundet LDK vërtetë të zbatoi vendimin e kryesisë se nuk do është mirë që të votohet marrëveshja që nuk përmban njohjen, nëse amerikanët shtojnë trysninë ndaj partisë, Muhaxheri tha se LDK është gjithë e orientuar kah qëndrimi se pa miq shtëpia nuk mbahet, por shtoi se ndoshta ekzistojnë disa vija, “të cilat ne si parti nuk mundemi më me i kalu”.

Muhaxheri tha se kemi dy parti, VV dhe AAK të cilat që nga viti 2016 e kanë dëmtuar vendin me tema fiktive, me asociacion dhe demarkacion, të cilat i kanë shndërruar në çështje për të mobilizuar masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat