Rasti i mostrave të Deharit – Policia thotë drejtohuni tek Prokuroria Speciale, kjo e fundit që nga dje është “mbyllur” totalisht

Aktuale

Rasti i mostrave të Deharit – Policia thotë drejtohuni tek Prokuroria Speciale, kjo e fundit që nga dje është “mbyllur” totalisht

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:08
Astrit Dehari

Mbrëmë është raportuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Gazeta ka folur sot me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, dhe ai ka thënë “krejt çka keni për këtë çështje Prokurorisë Speciale mundeni me ia adresu”.

Por, që nga publikimi i lajmit media vazhdimisht e ka thirrur Ekrem Lutfiun, zëdhënësin e Prokurorisë Speciale, si dhe prokurorin e rastit, Afrim Shefkiun, por asnjëri s’e kanë thënë akoma asnjë fjalë për rastin e mostrave të Astrit Deharit.

Mbrëmë ka qenë, nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, e cila tha se mostrat i ka pasur prokurori Afrim Shefkiu.

“Jo, s’na kanë lajmëru neve, prokurori i ka marrë, prokurori i ka kthy”, tha Xhemile Dehari e cila është e bindur se prokurori i rastit, Afrim Shefkiu i ka marrë dhe i ka kthyer sërish mostrat në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Ndërkohë për rastin ende asnjë fjalë se ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtuesit tjerë të institucioneve.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat