Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se nëse arrihet një marrëveshje do të uleshin rreziqet e pikë-përplasjeve në mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Ai, këtë e ka thënë në “Context” të ATV-së, kur është pyetur se si e konsideron vendimin e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
“Përgjatë shumë muajve të fundit e kemi parë se shpesh kemi diskutuar për lloje të gjërave për shembull kornizën strategjike të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe si të krijojmë mirëkuptim apo marrëveshje që do të ulin tensionet dhe të ripozicionojmë këto raporte në një mënyrë më të qëndrueshme dhe pikë-përplasjet të cilat kanë nxitur konflikte e tensione dhe zbehen përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për t’i adresuar këto pikë-përplasje. Kemi kuptuar se në rast se do të arrihet marrëveshje do të mund të uleshin rreziqet e këtyre pikë-përplasjeve dhe sasinë e tyre por edhe pasojat”, ka thënë Hovenier.
Sipas tij, nëse arrihet marrëveshja në Ohër atëherë mund edhe të krijohen kushtet që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
“Andaj përqendrimi ynë në Ohër do të jetë marrëveshja dhe nëse arrihet atëherë mund të krijohen kushtet që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Do të donim shumë që serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe do të donim të krijoheshin kushtet e sigurisë dhe dinjitetit të një procesi demokratik. Nuk mund të flas se çfarë mund të ndodhë aktualisht por, duhet të arrijmë marrëveshje në Ohër dhe kjo është shpresa jonë. Andaj do ta lë me kaq sepse duhet pritur çfarë do të ndodhë në Ohër dhe çfarë nënkupton kjo për hapat e radhës, përfshirë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore”, është shprehur ai