Matoshi: Vuçiq është distancuar nga Rusia, me marrëveshje fiton infuzion të madh financiar

Aktuale

Matoshi: Vuçiq është distancuar nga Rusia, me marrëveshje fiton infuzion të madh financiar

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:43
Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko”, që po mbahet live nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Vuçiq është në pozitë më të favorshme.

Sipas tij deshi dikush apo nuk deshi Kosova për Serbinë është e humbur që nga qershori i vitit 1999, ajo është shtet i pavarur por që Serbia ka operuar me sensin që mund të përfitoje duke qëndruar në dy karrike.

Ajo i ka orët ose minutat e numëruara dhe ajo tani duhet të mbajë anë, kah Rusia apo kah perëndimi

“Vuçiq është me perëndimin dhe ai don që të nxjerrë më së shumti nga kjo situatë, e këto janë përparimi në integrimin evropian dhe infuzion të madh financiar. Marrëveshja është e mundshme por problemi qëndron te plani i zbatimit", ka thënë Matoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat