Molliqaj: U konfirmua teza jonë, në qendër të marrëveshjes nuk është njohja po Asociacioni

Aktuale

Molliqaj: U konfirmua teza jonë, në qendër të marrëveshjes nuk është njohja po Asociacioni

Më: 18 mars 2023 Në ora: 21:36
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se është konfirmuar teza e PSD-së sa i përket qendrës së marrëveshjes.

Për fat të keq është konfirmuar teza jonë që në qendër të marrëveshjes nuk është njohja po Asociacioni, po të kishte qenë në qendër të marrëveshja në njohje sot të ishim duke diskutuar për njohjen ose mos njohjen që Serbia që i’a bënë Kosovës”, tha ai.

“Mjegulla qe është tentu të shpërndahet nga pushteti gjithënjë e ma shumë po heket për qytetarët dhe po kuptojmë që qendra e marrëveshjes është Asociacioni".

Kujtojmë që bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiq po vazhdojnë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat