Analisti Maliqi: Ka dakordim për marrëveshjen, por Vuçiq nuk dëshiron ta nënshkruajë

Aktuale

Analisti Maliqi: Ka dakordim për marrëveshjen, por Vuçiq nuk dëshiron ta nënshkruajë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:09
Agon Maliqi

Bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, nuk kanë përfunduar as pas dhjetë orësh. E analisti politik, Agon Maliqi, thotë se ngecja lidhet me nënshkrimin e dokumentit.

Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrim, ndërsa ajo serbe dëshiron që dokumenti të mbetet si një mundësi që BE-ja mund ta përdorë për t’i mbajtur palët përgjegjëse.

Ngecja në Ohër në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?”, ka shkruar Maliqi në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, ish-ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka shpalosur disa informacione nga takimi. Ai ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet kryeministri Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër.

Të dërguarit po punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar ish-kryediplomati i Kosovës në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat